658 raste të reja pozitive me COVID-19 në Kosovë

15.01.2022

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 160 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.532. Në total numri i rasteve aktive është 3.837. Në 24 orët e fundit janë dhënë 4.685 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet […]

658 raste të reja pozitive me COVID-19 në Kosovë Foto: Ilustrim

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 160 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.532.

Në total numri i rasteve aktive është 3.837.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 4.685 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.713.150 doza të vaksinës.

Deri më sot 795.476 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 30.281 doza përforëcuese dhe 2.162 doza të treta të vaksines kundër COVID-19.