65 mijë dollarë amerikanë ka paguar shteti për librin e Thaçit
Express ka siguruar një pjesë të raportit, i cili argumenton se Shteti i Kosovës ka dhënë para për librin personal të Presidentit. Sipas këtij dokumenti bëhet e ditur se 65 mijë dollarë janë paguar vetëm për fjalën hyrëse të librit të Thaçit. “Senatori Dole” ka redaktuar dhe reviduar fjalën e tij hyrëse në librin e […]
Express ka siguruar një pjesë të raportit, i cili argumenton se Shteti i Kosovës ka dhënë para për librin personal të Presidentit.
Sipas këtij dokumenti bëhet e ditur se 65 mijë dollarë janë paguar vetëm për fjalën hyrëse të librit të Thaçit.
“Senatori Dole” ka redaktuar dhe reviduar fjalën e tij hyrëse në librin e ardhshëm të Presidentit Thaçi”, thuhet në një pjesë të dokumenit të komisionit hetimor në lidhje me shpenzimet për lobim nga ana e Presidencës dhe Qeverisë, siguruar nga një deputet i koalicionit qeverisës.