64 raste aktive me COVID-19 në Kosovë
- 09.01.2023

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKShPK), ka bërë të ditur se në vendin tonë janë 64 raste aktive me COVID-19.
IKSHPK-ja njofton se në 24 orët e kaluara janë shënuar 12 raste të reja, nga 57 testime të kryera.
Poashtu nga njoftimi i IKSHPK-së bëhet e ditur se një person i infektuar me COVID është hospitalizuar.
Ndërsa, për periudhë të njejtë kohore tre persona janë shëruar nga ky virus.
