COVID-19, 627 pacientë me të shtrirë në QKUK dhe spitalet rajonale

03.08.2020

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitalet regjionale po trajtohen 627 pacientë, prej tyre 424 të konfirmuar me COVID-19, gjersa 381 janë në oksigjeno-terapi. Sipas raportimeve nga klinikat e QKUK- së dhe spitalet e përgjithshme, 46 pacientë janë në gjendje të rëndë shëndetësore, 19 në respiratorë dhe 27 me CPAP- maskë. Në QKUK […]

COVID-19, 627 pacientë me të shtrirë në QKUK dhe spitalet rajonale Foto: Ilustrim

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitalet regjionale po trajtohen 627 pacientë, prej tyre 424 të konfirmuar me COVID-19, gjersa 381 janë në oksigjeno-terapi.

Sipas raportimeve nga klinikat e QKUK- së dhe spitalet e përgjithshme, 46 pacientë janë në gjendje të rëndë shëndetësore, 19 në respiratorë dhe 27 me CPAP- maskë.

Në QKUK janë të hospitalizuar 265 pacientë- nga ta 214 të konfirmuar me COVID- 19.

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 362 pacientë, kur te konfirmuar me COVID-19 janë 210.