621 pacientë të infektuar me COVID-19 po trajtohen në spitalet e Kosovës

Numri i pacientëve të hospitalizuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitalet rajonale në vend po vazhdon të jetë i lartë.

Në këto institucione aktualisht janë duke u trajtuar 899 pacientë, njofton SuharekaOnline.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti ka njoftuar se në QKUK dhe në 7 (shtatë) spitalet rajonale të Kosovës aktualisht janë duke u trajtuar 899 pacientë ku prej tyre 621 janë të konfirmuar pozitiv me COVID-19.

Cilin nga kryetarët e degëve të partive në Suharekë do ta votoni në zgjedhjet e 14 shkurtit?
RAPORTO