618 pacientë të infektuar me Covid-19 po trajtohen në spitalet e Kosovës

Numri i të infektuarve me Coronavirus në Kosovë është i lartë, vetëm sot nga IKSHPK-ja janë identifikuar 609 raste të reja.

Në Qendren Klinike dhe Universitare të Kosovës, aktualisht po trajtohen 901 pacientë të dyshuar dhe pozitiv me Koronavirus.

Nga 901 pacientë, 618 janë të konfirmuar pozitiv me Covid-19, njofton SuharekaOnline.

Cilin nga kryetarët e degëve të partive në Suharekë do ta votoni në zgjedhjet e 14 shkurtit?

Gjithashtu bëhet e ditur se 13 pacientë janë me respiratorë dhe 632 të tjerë po trajtohen me oksigjeno-terapi.

Sot nga Instituti Kombëtarë i Shëndetësisë Publike në Kosovë janë raportuar edhe 13 raste të vdekjës nga virusi Korona, tre vetëm në Komunën e Suharekës, numër ky rekord i viktimave brenda 24 ore në këtë komunë.

RAPORTO