6 të shëruar dhe 5 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

12.07.2021

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 1,050 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 5 raste pozitive. Brenda 24 orëve nuk […]

6 të shëruar dhe 5 raste të reja me COVID-19 në Kosovë Foto: Ilustrim

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 1,050 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 5 raste pozitive.

Brenda 24 orëve nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes nga ky virus.

Numri total i rasteve pozitive është 107,854 raste prej 691,447 personave të dyshimtë për virusin SARS CoV-2 pozitiv dhe 2,264 raste të vdekjes.

Rastet pozitive janë nga komunat: Gjilan (2), Prishtinë (2) dhe Mitrovicë (1).

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 6 qytetarë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është 105,457.

Të shëruarit nga COVID-19 janë nga këto komuna: Prizren (1), Gjakovë (1), Obiliq (1), Podujevë (1), Gjilan (1) dhe Prishtinë (1).

Në total numri i rasteve aktive është 132.