6 raste aktive në Suharekë, 531 në tërë Kosovën

6 raste aktive në Suharekë, 531 në tërë Kosovën
Çlirim Gashi

13.06.2021 / Lajme


Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e kaluara në Kosovë janë shënuar 17 raste të reja me COVID-19, ndërsa një person ka humbur jetën.

Sipas IKSHPK-së, janë shëruar 112 pacientë, ndërsa numri total i rasteve aktive është 531, 6 prej tyre në Komunën e Suharekës.

“Nga 1.774 testime, 17 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 112 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 104.791. Në total numri i rasteve aktive është 531”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Në 24 orët e kaluara janë dhënë 3.480 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 96.369 doza të vaksinës.

Test antigjen për COVID-19 vetëm 15€, rezultati brenda 30 minutave

Në Laboratorin “RIOLAB” kryhet testi i shpejtë i antigjenit për COVID-19. Testi i antigjenit përdoret në diagnozën e infeksionit COVID-19....

Lexo më shumë

Të fundit

4

3 orë më parë / Lajme

PDK të enjten zgjedh Kryesinë e re