6 mijë e 470 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

21.02.2021

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka bërë të ditur se gjatë ditës së shtunë janë konfirmuar 292 raste pozitive me COVID-19 dhe janë raportuar 3 viktima. IKSHPK-ja ka njoftuar se në Komunën e Suharekës janë identifikuar 5 raste të reja, shkruan SuharekaOnline. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 556 pacientë derisa numri […]

6 mijë e 470 raste aktive me COVID-19 në Kosovë Foto: Ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka bërë të ditur se gjatë ditës së shtunë janë konfirmuar 292 raste pozitive me COVID-19 dhe janë raportuar 3 viktima.

IKSHPK-ja ka njoftuar se në Komunën e Suharekës janë identifikuar 5 raste të reja, shkruan SuharekaOnline.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 556 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 57.941 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.470.

Numri total i rasteve pozitive është 65.982 raste nga 282.904 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.571 raste të vdekjes.

Ndërsa, rastet tjera pozitive janë nga komunat: Prishtinë 100 raste, Fushë-Kosovë 20 raste, Gjakovë 20 raste, Pejë 17 raste, Lipjan 16 raste, Podujevë 16 raste, Gjilan 15 raste, Mitrovicë 15 raste, Rahovec 11 raste, Prizren 10 raste, Vushtrri 10 raste, Obiliq 8 raste, Deçan 7 raste, Viti 5 raste, Drenas 3 raste, Ferizaj 3 raste, Klinë 2 raste, Novobërdë 2 raste, Shtime 2 raste, Skenderaj 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash, Kamenicë dhe Malishevë.