6 mijë e 361 persona vaksinohen në 24 orët e fundit në Kosovë

12.07.2021

Është duke vazhduar procesi i vaksinimit masiv kundër COVID-19 për qytetarët e Republikës së Kosovës. Ardhja e kontingjeteve të vaksinave “Pfizer” dhe “AstraZeneca” kanë bërë që të rritet numri i të vaksinuarve kundër këtij virusi. Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se brenda 24 orëve në vendin tonë janë vaksinuar 6 mijë e 361 qytetarë. […]

6 mijë e 361 persona vaksinohen në 24 orët e fundit në Kosovë Foto: Ilustrim

Është duke vazhduar procesi i vaksinimit masiv kundër COVID-19 për qytetarët e Republikës së Kosovës.

Ardhja e kontingjeteve të vaksinave “Pfizer” dhe “AstraZeneca” kanë bërë që të rritet numri i të vaksinuarve kundër këtij virusi.

Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se brenda 24 orëve në vendin tonë janë vaksinuar 6 mijë e 361 qytetarë.

Poashtu nga kjo ministri është bërë e ditur se që nga fillimi i vaksinimit e deri tani janë dhënë 260 mijë e 955 doza të vaksinës.

Ndërsa sa i përket vaksinimit me dy dozat, bëhet e ditur se deri tani 67 mijë e 578 qytetarë kanë marrë dozën e dytë të vaksinës.

“Në 24 orët e fundit janë dhënë 6.361 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 260.955 doza të vaksinës. Deri më sot 67.578 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.”, është thënë nga Ministria e Shëndetësisë.

Kujtojmë se Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se tashmë edhe personat mbi 40 vjeç dhe ata që për udhëtime kanë kusht vaksinimin, do të mund të vaksinohen kundër COVID-19 në Kosovë.