Mbi 6 mijë qytetarë vaksinohen ndaj COVID-19 në 24 orët e fundit

13.07.2021

Ardhja e kontingjentit të vaksinave anti-COVID “Pfizer” dhe kontingjenti me doza të vaksinës “AstraZeneca” donacion nga Norvegjia në ditët e fundit ka bërë që të rritet numri i të vaksinuarve kundër këtij virusi në Kosovë. Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se përgjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë vaksinuar 6 mijë […]

Mbi 6 mijë qytetarë vaksinohen ndaj COVID-19 në 24 orët e fundit Foto: Ilustrim

Ardhja e kontingjentit të vaksinave anti-COVID “Pfizer” dhe kontingjenti me doza të vaksinës “AstraZeneca” donacion nga Norvegjia në ditët e fundit ka bërë që të rritet numri i të vaksinuarve kundër këtij virusi në Kosovë.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se përgjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë vaksinuar 6 mijë e 503 qytetarë kundër COVID-19.

Poashtu nga kjo ministri e udhëhequr nga Arben Vitia bëhet e ditur se që nga fillimi i vaksinimit e deri tani janë dhënë 270 mijë e 641 doza të vaksinës.

Ndërsa sa i përket vaksinimit me dy dozat, bëhet e ditur se deri tani 72 mijë e 476 qytetarë kanë marrë dozën e dytë të vaksinës.

“Në 24 orët e fundit janë dhënë 6.503 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 270.641 doza të vaksinës. Deri më sot 72.476 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.”, është thënë nga Ministria e Shëndetësisë.