6 mijë e 140 raste aktive e 46 mijë e 259 të shëruar nga COVID-19 në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se gjatë ditës së dielë në Kosovë janë regjistruar 253 raste me COVID-19.

IKSHPK-ja ka bërë të ditur se në Komunën e Suharekë janë regjistruar 6 raste të reja me COVID-19.

Gjithashtu, gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 646 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 46.259 raste.

IKSHPK-ja ka njoftuar se numri i rasteve aktive aktualisht në vendin tonë është 6.140.

Numri total i rasteve pozitive është 53.776 raste nga 197.061 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.377 raste të vdekjes.

RAPORTO