59 të shëruar dhe 77 raste pozitive me COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 649 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 77 raste pozitive.

Brenda 24 orëve nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Numri total i rasteve pozitive është 16.502 raste nga 77.272 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 650 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 59 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14.519 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.333.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 46 raste, komuna Fushë Kosovë 7 raste, komuna Gjakovë 5 raste, komuna Vushtrri 4 raste, komuna Gjilan 3 raste, komuna Mitrovicë 3 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Podujevë 2 raste dhe me nga një rast komunat Ferizaj, Lipjan dhe Shtime.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.