580 të infektuar me COVID-19 po trajtohen në Spitalet e Kosovës

24.04.2021

Është duke vazhduar trendi i rënies graduale të personave që janë duke u trajtuar nëpër Spitalet e Kosovës. Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës ka njoftuar se në QKUK dhe spitalet e përgjishshme janë duke u trajtuar 697 pacientë, prej tyre 580 janë të konfirmuar me Sars-Cov-2 pozitivë, 35 pacientë janë në gjendje të […]

580 të infektuar me COVID-19 po trajtohen në Spitalet e Kosovës Foto: Ilustrim

Është duke vazhduar trendi i rënies graduale të personave që janë duke u trajtuar nëpër Spitalet e Kosovës.

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës ka njoftuar se në QKUK dhe spitalet e përgjishshme janë duke u trajtuar 697 pacientë, prej tyre 580 janë të konfirmuar me Sars-Cov-2 pozitivë, 35 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe 544 janë nën asistim të okisgjeno-terapisë, raporton SuharekaOnline.

Ndërsa, në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 416 pacientë, 20 prej tyre në gjendje të rënduar, 360 të konfirmuar pozitivë dhe 309 me oksigjeno-terapi.

Nga këto të dhëna është bërë e ditur se në Spitalin Rajonal të Prizrenit aktualisht janë duke u trajtuar 57 pacientë.

Njoftimi i plotë:

ShSKUK: Ulet gradualisht numri i të spitalizuarve nga Covid, 697 pacientë në trajtimKa vazhduar trendi i uljes graduale të numrit të rasteve të spitalizuara në klinikat e QKUK-së dhe spitaleve të përgjithshme.

Në kuadër të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, bazuar në raportimet zyrtare janë duke u trajtuar 697 pacientë.

580 janë të konfirmuar me Sars-Cov-2 pozitivë

35 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore

544 janë nën asistim të okisgjeno-terapisë

Në QKUK janë të shtrirë 281 pacientë

15 prej tyre në gjendje të rënduar

220 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë2

35 me oksigjeno-terapi

Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave

Klinika Infektive 106 pacientë

Klinika Infektive II ( mjekësia sportive) 58 pacientë

Klinika Infektive III ( Interno) 13 pacientë

Klinika e Pulmologjisë me 78 pacientë

Mjekimi Intensiv -COVID, 17 pacientë + 4 në Repartin Intensiv në Klinikën Infektive

Klinika e Pediatrisë, 8 pacientë

Klinika e Gjinekologjisë, 1 paciente

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 416 pacientë

20 prej tyre në gjendje të rënduar

360 të konfirmuar pozitivë

309 me oksigjeno-terapi

Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme

Spitali i Prizrenit, 57 pacientë

Spitali i Gjakovës, 71 pacientë

Spitali i Pejës, 87 pacientë

Spitali i Gjilanit, 78 pacientë

Spitali i Ferizajt, 56 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 46 pacientë

Spitali i Vushtrrisë, 21 pacientë