58 raste të reja me COVID-19 brenda 24 ore në Kosovë

28.07.2021

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 3.669 testime mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 58 raste pozitive. Brenda 24 orëve […]

58 raste të reja me COVID-19 brenda 24 ore në Kosovë Foto: Ilustrim

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 3.669 testime mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 58 raste pozitive.

Brenda 24 orëve nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes nga ky virus.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 3 qytetarë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është 105.616.

Rastet pozitive janë nga: Prishtinë 11, Ferizaj 10, Klinë 6, Obiliq 4, Shtime 4, Gjakovë 4, Lipjan 4, Gjilan 3, Prizren 2, Pejë 2, Viti 2, Fushë Kosovë 2, Istog 1, Gllogoc 1, Skenderaj 1, Podujevë 1.

Në anën tjetër Ministria e Shëndetësisë ka bërë thirrje për vaksinimi pasi që varianit DELTA po vjen. Varianti Delta i COVID-19 mund të përhapet më lehtë sesa variantet tjera që qarkullojnë mes njerëzve, duke rritur kështu numrin e rasteve, shkallën e hospitalizimit dhe të vdekjeve, veçanërisht midis individëve jo të vaksinuar plotësisht.