57 raste pozitive me COVID-19 në Kosovë

18.09.2020

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe në laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 678 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 57 raste pozitive. Numri total i rasteve pozitive është 14.939 raste nga 60.913 persona të […]

57 raste pozitive me COVID-19 në Kosovë Foto: Ilustrim

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe në laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 678 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 57 raste pozitive.

Numri total i rasteve pozitive është 14.939 raste nga 60.913 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 611 raste të vdekjes.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 16 raste, komuna Gjilan 6 raste, komuna Pejë 5 raste, komuna Lipjan 4 raste, komuna Deçan 3 raste, komuna Klinë 3 raste, komuna Podujevë 3 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Fushë Kosovë 2 raste, komuna Mitrovicë 2 raste, komuna Prizren 2 raste, komuna Skenderaj 2 raste, komuna Viti 2 raste, komuna Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Ferizaj, Kamenicë dhe Kaçanik.