56 të shëruar dhe asnjë i vdekur nga COVID-19

17.10.2020

IKSHPK-ja ka njoftuar se numri total i rasteve pozitive është 16.754 raste nga 79.142 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 652 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 56 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14.617 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.485. […]

56 të shëruar dhe asnjë i vdekur nga COVID-19 Foto: Ilustrim

IKSHPK-ja ka njoftuar se numri total i rasteve pozitive është 16.754 raste nga 79.142 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 652 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 56 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14.617 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.485.

Brenda 24 ore në Kosovë nga 18 komuna kanë rezultuar 148 raste pozitive, ndërsa në Komunën e Suharekës brenda 24 ore nuk ka rezultuar asnjë rast pozitiv me korona virus, shkruan SuharekaOnline.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 66 raste, komuna Gjilan 14 raste, komuna Mitrovicë 14 raste, komuna Fushë Kosovë 10 raste, komuna Deçan 6 raste, komuna Drenas 6 raste, komuna Pejë 6 raste, komuna Prizren 5 raste, komuna Vushtrri 5 raste, komuna Lipjan 4 raste, komuna Ferizaj 2 raste, komuna Shtime 2 raste, komuna Skenderaj 2 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Kamenicë, Malishevë, Novobërdë dhe Podujevë.