5,565 raste aktive me COVID-19, IKSHPK: respektoni masat, mos e nënvlersoni virusin

06.11.2020

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë dje ka njoftuar se janë kryer 1,617 testime ku kanë rezultuar pozitiv me virusin Korona 661 pacientë prej tyre 5 në Komunën e Suharekës, shkruan SuharekaOnline. Sipas IKSHPK-së në Kosovë deri më tani numri total i rasteve pozitive është 22.206 raste nga 102.012 persona të dyshimtë në virusin […]

5,565 raste aktive me COVID-19, IKSHPK: respektoni masat, mos e nënvlersoni virusin Foto: Ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë dje ka njoftuar se janë kryer 1,617 testime ku kanë rezultuar pozitiv me virusin Korona 661 pacientë prej tyre 5 në Komunën e Suharekës, shkruan SuharekaOnline.

Sipas IKSHPK-së në Kosovë deri më tani numri total i rasteve pozitive është 22.206 raste nga 102.012 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.

IKSHPK-ja ka njoftuar se brenda 24 orëve janë raportuar gjashtë raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjakovë 3, Ferizaj 1, Gjilan 1 dhe Malishevë 1 të cilat i përkasin grup-moshës 50-59 vjeç 1 rast, 60-69 vjeç 2 raste, 70-79 vjeç 1 rast me mbi moshën 80 vjeçare janë 2 raste.

Ndërsa brenda 24 orëve të fundit në vend janë shëruar 92 pacientë që ishin të infektuar me COVID-19, numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 15,921, transmeton SuharekaOnline.

Numri i rasteve aktive në Kosovë është 5,565.

IKSHPK-ja ka njoftuar se dje në Komunën e Suharekës janë identifikuar 5 raste të reja me COVID-19, me vendbanimet:1 rast në Bllacë, 2 raste në Krushicë të Poshtme dhe 2 raste në Suharekë.

Ndërsa Prishtina prinë e para me 334 raste të reja e pasuar nga Ferizaji me 42 raste dhe Fushë Kosova me 39 raste, rastet tjera janë nga komuna Gjilan 37 raste, komuna Gjakovë 35 raste, komuna Podujevë 35 raste, komuna Lipjan 19 raste, komuna Pejë 19 raste, komuna Viti 13 raste, komuna Mitrovicë 11 raste, komuna Drenas 10 raste, komuna Vushtrri 10 raste, komuna Shtime 9 raste, komuna Skenderaj 8 raste, komuna Deçan 6 raste, komuna Obiliq 6 raste, komuna Kamenicë 5 raste, komuna Kaçanik 5 raste, komuna Hani i Elezit 4 raste, komuna Malishevë 4 raste, komuna Prizren 4 raste, komuna Klinë 3 raste, komuna Kllokot 3 raste, komuna Istog 2 raste, komuna Rahovec 2 raste dhe komuna Junik 1 rast.

Ky numër i regjistruar dje ishte numër rekord deri më tani, e i menjëhershëm ka qenë reagimi i IKSHPK-së ku ka apeluar të gjithë qytetarët e Kosovës që të mos e nënvlersojnë virusin dhe të moslejojnë që nga pakujdesia e disave të mbyllemi të gjithë, andaj të respektohen masat mbrojtëse duke vendosur maskën, duke mbajtur distancen dhe duke mbajtur higjienën personale mund ta parandalojmë përhapjen e virusit vdekjeprurës, COVID-19.

Gjithashtu edhe ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë se rritja e numrit të të infektuarve me virusin Korona është shqetësim, ai ka theksuar se me rritjen e rasteve me COVID-19, do të ashpërsohen masat.