55 persona me covid-19 po trajtohen në klinikën infektive, një në gjendje kritike

Klinika Infektive ka njoftuar se në bazë të raportit të sotëm në klinikë janë të hospitalizuar gjithsej 57 raste, prej tyre, me Covid-19, janë gjithsej 55 raste.

Sipas Klinikës Infektive, njëri nga pacientët që ndodhet në mjekim intensiv është në gjendje kritike, në ventilim mekanik.

Mbrëmë u konfirmuan edhe 32 raste të reja me COVID-19, duke e quar kështu numrin e të infektuarve në 763, 166 të shëruar dhe 21 viktima.

“Gjendja e pacientëve është si vijon: 45 raste janë në gjendje stabile, 9 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive. Në mjekimin intensiv ndodhet një pacient, i cili është në gjendje kritike, në ventilim mekanik. Raport i hartuar nga Dr Sadije Namani, specialiste-infektologe”, thuhet në njoftim.

RAPORTO