55 kosovarë kthehen nesër nga Zvicra, vendosen menjëherë në karantinë

55 qytetarë të Kosovës do të kthehen nesër nga Zvicra.

Menjëherë pas kthimit, ata do të vendosen në Qendrën e Studentëve, e cila me vendim të Qeverisë së Kosovës është lëshuar për karantinë.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar shefi i Kabinetit të ministrit Abdixhiku, Alban Zogaj.

“Po, do të ketë fluturim nesër nga Zvicra. Do të kthehen 55 qytetarë të Kosovës, të cilët do të vendosen direkt në Qendrën e Karantines”, ka thënë Zogaj për Express.

Ndryshe, ministri në detyrë i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku kishte njoftuar se të gjithë të kthyerit do të vendosen në karantinë 14 ditore në Qendrën Studentore në Prishtinë.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.