Ndërsa, tash e disa ditë në Komunën e Suharekës nuk është regjistruar asnjë rast pozitiv me COVID-19.

Vendbanimet e dhjetë rasteve të reja me COVID-19 janë në këto komuna: Prishtinë  6, Gllogoc  1, Prizren  1, Kamenicë  1, Lipjan  1.

Ndërkaq, në 24 orët e fundit janë shëruar 5 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.214.

Të shëruarit nga COVID-19 janë nga këto komuna: Prishtinë  3, Gjilan  1, Gjakovë  1.

Kurse numri i rasteve aktive është 54, prej tyre vetëm një rast aktiv me COVID-19 në Komunën e Suharekës.

Numri total i rasteve pozitive është 228,407 raste nga 1,843.058 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 3,139 raste të vdekjes.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 93 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.829.608 doza të vaksinës.

Deri më sot 823.310 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 102.896 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.