53 pacientë me COVID-19 në Klinikën Infektive, 3 prej tyre në gjendje kritike

Në Klinikën Infektive janë të shtrirë 53 persona, të cilët kanë rezultuar pozitivë me COVID-19. Prej tyre 3 janë në gjendje kritike, ndërsa 12 të tjerë të cilët kanë nevojë për oksigjeno-terapi dhe përkujdesje intensive.

Sipas raportit në Klinikën Infektive po trajtohen 53 raste pozitiv me Covid-19, kurse janë shëruar 3 pacientë.

39 raste janë në gjendje stabile, 12 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

Në mjekimin intensiv të klinikës janë 3 pacientë në gjendje kritike, prej të cilëve njeri është në oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive si dhe dy pacientë janë në ventilim mekanik.

Në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive, mbrëmë pas mesnatës ka ndërruar jetë pacienti 69 vjeçar nga komuna e Sukarekës, i cili ishte pranuar me 10/04/2020 në gjendje të rëndë dhe  kishte edhe probleme kardiake.

RAPORTO