53 pacientë me COVID-19 në Infektivë, dy në gjendje të rëndë

53 pacientë të infektuar me COVID-19, janë duke u trajtuar aktualisht në Klinikën Infektive që funksionon në kuadër të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës (QKUK). Dy prej tyre gjenden në mjekim inteziv. Për gjendjen e të infektuarve ka dhënë detaje infektologu Arben Vishaj.

Në një prononcim për Gazetën Express, Vishaj ka thënë se gjashtë prej të infektuarve janë me oksigjenoterapi dhe se dy të tjerë gjenden në mjekim intenziv.

“Aktualisht në Infektivë janë duke u trajtuar 53 të infektuar. Gjashtë prej tyre janë me oksigjeno-terapi dhe dy të tjerë janë në Mjekim Inteziv. Gjendja e shtatzanës vazhdon të jetë e rëndë”, ka thënë Vishaj për Express.

RAPORTO