521 pacientë të infektuar me COVID-19 po trajtohen në spitalet e Kosovës

21.12.2020

Numri i të infektuarve me COVID-19 në Kosovë ditëve të fundit ka shënuar rënie të dukshme, por shqetësues mbetet numri i viktimave dhe i pacientëve të spitalizuar. Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitalet rajonale janë duke u trajtuar 785 pacientë, njofton SuharekaOnline. Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti ka njoftuar se në QKUK […]

521 pacientë të infektuar me COVID-19 po trajtohen në spitalet e Kosovës Foto: Ilustrim

Numri i të infektuarve me COVID-19 në Kosovë ditëve të fundit ka shënuar rënie të dukshme, por shqetësues mbetet numri i viktimave dhe i pacientëve të spitalizuar.

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitalet rajonale janë duke u trajtuar 785 pacientë, njofton SuharekaOnline.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti ka njoftuar se në QKUK dhe në 7 (shtatë) spitalet rajonale të Kosovës aktualisht janë duke u trajtuar 785 pacientë ku prej tyre 521 janë të konfirmuar pozitiv me COVID-19.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti gjithashtu ka njoftuar se 8 pacientë janë në respirator dhe 549 të tjerë po trajtohen me oksigjeno-terapi.