52.64% e qytetarëve mendojnë se qeverisja komunale funksionon sipas prioriteteve të tyre

29.07.2021

Perceptimi i qytetarëve për përhapjen e korrupsionit në nivel lokal krahasuar me vitin e kaluar ka shënuar rënie. Këto janë të gjeturat e edicionit të 20-të të Përmbledhjes Pulsi Publik, i prezantuar sot nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë. Sipas raportit të publikuar nga UNDP në krahasim me dhjetorin e […]

52.64% e qytetarëve mendojnë se qeverisja komunale funksionon sipas prioriteteve të tyre Foto: Ilustrim

Perceptimi i qytetarëve për përhapjen e korrupsionit në nivel lokal krahasuar me vitin e kaluar ka shënuar rënie.

Këto janë të gjeturat e edicionit të 20-të të Përmbledhjes Pulsi Publik, i prezantuar sot nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë.

Sipas raportit të publikuar nga UNDP në krahasim me dhjetorin e vitit 2020 ku 24.70% e qytetarëve kishin bindje për korrupsion në nivel komunal, në maj të vitit 2021 kjo shifër ka rënë në 20.40%.

MatjaPerceptimet për përhapjen e korrupsionit në shkallë të gjerë në nivel komunal  
Mars 201533.80%
Shtator 201528.60%
Prill 201630.00%
Tetor 201640.20%
Tetor 201725.50%
Maj 201829.00%
Nëntor 201826.40%
Maj 201925.80%
Nëntor 201929.80%
Prill 202013.30%
Dhjetor 202024.70%
Maj 202120.40%

Gjithashtu raporti ka bërë matjen edhe në perceptimin e qytetarëve nëse qeverisja komunale funksionon sipas prioriteteve të qytetarëve, ku sipas të gjeturave në krahasim me vitin 2020 (41.53%), këtë vit 52.64% e qytetarëve mendojnë që qeverisja komunale funksionon sipas prioriteteve të qytetarëve

 A funksionon qeverisja juaj lokale (komunale) sipas prioriteteve të qytetarëve të Kosovës?
Mars 201523.30%
Shtator 201527.20%
Prill 201628.90%
Tetor 201630.40%
Tetor 201734.00%
Maj 201850.20%
Nëntor 201849.20%
Maj 201929.80%
Nëntor 201929.62%
Prill 202056.70%
Dhjetor 202041.53%
Maj 202152.64%

E shqetësimet kryesore të qytetarëve, sipas anketës, janë papunësia (34.3%), varfëria (19.3%) dhe korrupsioni (9.3%).