510 pacientë të infektuar me COVID-19 po trajtohen në spitalet e Kosovës

12.03.2021

Numri i rasteve pozitive me COVID-19 në javën e dytë të muajit mars të këtij viti, ka shënuar rritje të dukshme, duke e krahasuar me javët e kalauara. Me rritjen e rasteve pozitive, nga dita në ditë po rritet edhe numri i pacientëve të spitalizuar, shkruan SuharekaOnline. Zëdhënësi i Ministrisë në detyrë të Shëndetësisë, Faik […]

510 pacientë të infektuar me COVID-19 po trajtohen në spitalet e Kosovës Foto: Members of the University Clinical Center of Kosovo in protective gear walk past a sign reading "Ambulance For Coronavirus" at the University Clinical Center of Kosovo in Pristina on March 14, 2020. - Kosovo reported its first coronavirus (COVID-19) case on March 13, 2020, in a 22-year-old Italian woman and a 77-year-old Kosovar man, both recently returned from Italy. (Photo by Armend NIMANI / AFP)

Numri i rasteve pozitive me COVID-19 në javën e dytë të muajit mars të këtij viti, ka shënuar rritje të dukshme, duke e krahasuar me javët e kalauara.

Me rritjen e rasteve pozitive, nga dita në ditë po rritet edhe numri i pacientëve të spitalizuar, shkruan SuharekaOnline.

Zëdhënësi i Ministrisë në detyrë të Shëndetësisë, Faik Hoti ka bërë të ditur se në QKUK dhe në 7 spitalet rajonale të vendit aktualisht janë duke u trajtuar 692 pacientë, prej tyre 510 janë të konfirmuar pozitiv me COVID-19.

Hoti poashtu ka njoftuar edhe për gjendjen shëndetësore të pacientëve, ku ka bërë të ditur se 5 pacientë po trajtohet në respirator, 23 në CPAP dhe 482 të tjerë janë duke u trajtuar me oksigjeno-terapi.

Rikujtojmë se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 730 raste pozitive me COVID-19, numër ky rekord që nga fillimi i vitit 2021 deri më tani dhe janë raportuar 6 viktima.