51 raste të reja me coronavirus në 24 orët e fundit në Kosovë

07.09.2022

Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se nga 492 testime 51 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes nga ky virus. Sot janë shëruar 91 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve […]

51 raste të reja me coronavirus në 24 orët e fundit në Kosovë Foto: Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se nga 492 testime 51 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes nga ky virus.

Sot janë shëruar 91 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 268,095.

Në total numri i rasteve aktive është 536.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 28 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.835.715 doza të vaksinës.

Deri më sot 824.561 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 105.042 doza të treta dhe 1,739 doza të katërta të vaksinës anti-COVID.