51 pacientë me COVID-19 në Infektivë, 2 prej tyre në gjendje të rëndë

51 persona të infektuar me koronavirus janë duke u trajtuar aktualisht në Klinikën Infektive që funksionon në kuadër të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës. Detaje rreth gjendjes së të infektuarve ka dhënë infektologu Valbon Krasniqi.

Në një prononcim për Gazetën Express, Krasniqi ka thënë se shtatë prej të infektuarve janë me oksigjeno-terapi, dy prej të cilëve janë në gjendje më të rëndë.

Sipas tij, gjendja e 44 pacientëve të tjerë është e mirë.

“Para dy orësh kam dal nga Klinika Infektive, meqë kam qenë kujdestar. Në Klinikën Infektive janë duke u trajtuar 51 pacientë me COVID-19. Deri atëherë, gjendja e shumicës së pacientëve ka qenë e mirë. 44 janë në gjendje të mirë, përfshirë edhe analizat e tyre. Shtatë pacientë janë me oksigjeno-terapi.

Ndryshe, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK) mbrëmë ka njoftuar se janë testuar 263 mostra të marra nga Klinika Infektive, nga gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, si dhe nga karantina në Qendrën studentore.

RAPORTO