50 persona nga Prizreni nesër pritet t’i bëjnë testet për COVID-19

23 persona nga Prizreni janë prekur me virusin COVID-19. Nga këta, 2 janë shëruar ndërkaq 1 ka humbur jetën si pasojë e virusit.

Rastet e fundit në këtë komunë u shënuan mbrëmjen e së dilës, ku 16 persona u konfirmuan të prekur me koronavirus.

Kryetari i kësaj komune, Mytaher Haskuka, ka treguar për Gazetën Express se janë përpiluar listat e kontakteve të personave të prekur, dhe të mërkurën do të testohen rreth 50 prej tyre.

Rreth 50 persona nga Prizreni të cilët kanë pasur kontakte me të prekurit me koronavirus, janë në listë të pritjes për t’u testuar.

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka thënë për Express se personat që do t’u nënshtrohen testimeve janë të vetizoluar.  

“Tani i kemi 21 raste aktive. Kanë qenë 23, një ka vdekur, një është shëruar. Pas atyre rasteve që kanë dalë pozitivë para dy ditëve janë përcaktuar kontaktet e tyre dhe rreth 50 persona do të testohen nesër. Janë gjurmuar edhe kontaktet e kontakteve, por në disa raste duhet të presim deri në fazën e inkubimit”, ka thënë Haskuka.

RAPORTO