Policia e Kosovës ka raportuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë ndodhur 50 aksidente trafiku, 24 aksidente me persona të lënduar dhe 26 të tjera me dëme materiale.
Gjithashtu është bërë e ditur se policia ka shqiptuar 1623 gjoba trafiku.
Janë arrestuar 18 persona, ku prej tyre 13 janë në mbajtje dhe një tjetër në vuajtje të dënimit.
