5 vjet NISMA në Suharekë, programi i saj po troket në çdo familje

  • 13.04.2019, 20:26

Nisma Socialdemokrate ka shënuar pesë vjetorin e themelimit në Komunën e Suharekës.

Në pesë vjetorin e themelimit të Nismës në Suharekë në organizimin e degës morën pjesë edhe zv.ministri, Sami Hajdari dhe deputet e simpatizant të shumtë.

Nismëtar faleminderit që rrugëtuat së bashku me ne për 5 vjet në rrugën tonë politike e shtetndërtuese. Nisma tashmë ka shtrirjen e saj në gjithë Kosovën dhe Suhareka e pranoi atë qysh ne themelimin e saj duke u rritur e zgjeruar çdo ditë e më shumë këtë e dëshmon më së miri angazhimi dhe puna juaj e pandalshme. Faleminderit që sot jeni me ne dhe çdo ditë e më shumë fal jush Nisma Socialdemokrate dhe programi i saj po troket në çdo familje tha ndër të tjera kryetari i Degës së Nismës në Suharekë z. Sami Hajdari.

Në këtë përvjetor i pranishëm ishte dhe deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Nismës z. Haxhi Shala. Shala falenderoi të gjithë pranishmit duke u bër thirrje që dhe më tutje të vazhdojnë të shtriejnë frymën e Nismës në çdo lagje e fshat të komunës sonë. Ndër të tjera Shala u ofroi përkrahje të pa kursyer nga aj dhe kryetari z Fatmir Limaj që Nisma në Suharekë të jetë pjesë e çdo familje.

Të tjera