5 të shëruar dhe 4 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

28.06.2021

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 1,386 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 4 raste pozitive. Brenda 24 orëve nuk […]

5 të shëruar dhe 4 raste të reja me COVID-19 në Kosovë Foto: Ilustrim

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 1,386 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 4 raste pozitive.

Brenda 24 orëve nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Numri total i rasteve pozitive është 107,743 raste dhe 2,258 raste të vdekjes.

Rastet pozitive janë nga komunat: Gjakovë (1), Obiliq (1), Prishtinë (1) dhe Gjilan (1).

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 5 qytetarë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është 105.315.

Të shëruarit nga COVID-19 janë nga këto komuna: Mitrovicë (3) dhe Skenderaj (2).

Në total numri i rasteve aktive është 170./SuharekaOnline/