Mbi 5 mijë aktive me COVID-19 në Kosovë, paralajmërohet lehtësim i masave

13.01.2021

Aktualisht në Kosovë janë 5 mijë e 795 raste aktive me COVID-19. Ndërkaq që nga 13 marsi kur edhe janë paraqitur dy rastet e para pozitive me SARS CoV2, 54 mijë e 261 persona janë infektuar me këtë virus. E shkak i infektimit me COVID-19, në vend kanë vdekur 1 mijë e 387 persona. Kështu […]

Mbi 5 mijë aktive me COVID-19 në Kosovë, paralajmërohet lehtësim i masave Foto: Ilustrim

Aktualisht në Kosovë janë 5 mijë e 795 raste aktive me COVID-19. Ndërkaq që nga 13 marsi kur edhe janë paraqitur dy rastet e para pozitive me SARS CoV2, 54 mijë e 261 persona janë infektuar me këtë virus.

E shkak i infektimit me COVID-19, në vend kanë vdekur 1 mijë e 387 persona. Kështu bëhet e ditur nga raporti ditor i Instituti Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK).

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.751 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 279 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 4 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Dragash 1 rast (57 vjeç), Gjilan 1 rast (53 vjeç), Mitrovicë 1 rast (75 vjeç), Suharekë 1 rast (75 vjeç). Numri total i rasteve pozitive është 54.261 raste nga 200.093 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.387 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 431 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 47.079 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.795”, thuhet në raportin e fundit të IKShPK-së.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 126 raste, Prizren 32 raste, Gjilan 16 raste, Suharekë 14 raste, Gjakovë 12 raste, Fushë-Kosovë 10 raste, Podujevë 10 raste, Rahovec 9 raste, Vushtrri 8 raste, Lipjan 7 raste, Pejë 7 raste, Drenas 5 raste, Malishevë 4 raste, Istog 3 raste, Klinë 3 raste, Viti 3 raste, Ferizaj 2 raste, Junik 2 raste, Shtime 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash, Novobërdë, Obiliq dhe Skenderaj. 

Ndërsa, ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka paralajmëruar për lehtësimin e masave.

“Në takimin e sotëm me Bordin Këshillëdhënës, kemi diskutuar për situatën epidemiologjike, duke parë mundësinë e lehtësimit të disa masave që janë në fuqi. Masat lehtësuese, do të jenë vlerësim për respektimin e masave nga qytetarët.

Qytetarët me disiplinën e tyre si dhe të gjithë akterët relevantë që përballen me COVID19, kanë dëshmuar se meritojnë falënderim dhe respekt.

Edhe sot u bëjë  thirrje për zbatimin e rekomandimeve dhe respektimin e masave antiCOVID për aktivitetet publike, grumbullimin e qytetarëve dhe tubimeve publike”, ka shkruar Zemaj një ditë më parë në facebook.