5 mijë e 448 persona nën mbikëqyrje të IKSHP-së, kanë pasur kontakt me personat e infektuar

Edhe 36 raste të reja me koronavirus  janë konfirmuar gjatë orëve të vona të mbrëmjes së djeshme në Kosovë, duke e quar numrin total të prekurve në 449.

Në njoftimin e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik është bërë e ditur se 5 mijë e 448 raste kontakti janë nën mbikëqyrje.

“Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke iu obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome. Deri më sot janë kontaktuar dhe janë nën mbikëqyrje 5.448 kontakte të rasteve”, thuhet në njoftim.

“Qëndroni në shtëpi, kjo ua shpëton jetën”, apelon Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.

RAPORTO