5 mijë e 438 persona vaksinohen ndaj COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë

09.07.2021

Është duke vazhduar procesi i vaksinimit masiv kundër COVID-19 për qytetarët e Republikës së Kosovës. Ardhja e kontingjeteve të vaksinave “Pfizer” dhe “AstraZeneca” kanë bërë që të rritet numri i të vaksinuarve kundër këtij virusi. Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se brenda 24 orëve në vendin tonë janë vaksinuar 5 mijë e 438 qytetarë. […]

5 mijë e 438 persona vaksinohen ndaj COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë Foto: Ilustrim

Është duke vazhduar procesi i vaksinimit masiv kundër COVID-19 për qytetarët e Republikës së Kosovës.

Ardhja e kontingjeteve të vaksinave “Pfizer” dhe “AstraZeneca” kanë bërë që të rritet numri i të vaksinuarve kundër këtij virusi.

Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se brenda 24 orëve në vendin tonë janë vaksinuar 5 mijë e 438 qytetarë.

Poashtu nga kjo ministri është bërë e ditur se që nga fillimi i vaksinimit e deri tani janë dhënë 250 mijë e 658 doza të vaksinës.

Ndërsa sa i përket vaksinimit me dy dozat, bëhet e ditur se deri tani 63 mijë e 301 qytetarë kanë marrë dozën e dytë të vaksinës.

“Në 24 orët e fundit janë dhënë 5.438 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 250.658 doza të vaksinës. Deri më sot 63.301 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.”, është thënë nga Ministria e Shëndetësisë.

Kujtojmë se Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se tashmë edhe personat mbi 40 vjeç dhe ata që për udhëtime kanë kusht vaksinimin, do të mund të vaksinohen kundër COVID-19 në Kosovë.