5 mijë e 401 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë ditës së enjte janë regjistruar 279 raste të reja me COVID-19.

IKSHPK-ja ka njoftuar se gjatë ditës së enjte në Komunën e Suharekës janë identifikuar 6 raste të reja me COVID-19, shkruan SuharekaOnline.

Gjithashtu, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 441 pacientë, duke e arritur numrin e të shëruarve në 48.046 pacientë, numri i rasteve aktive aktualisht është 5.401.

Ndërsa, numri total i rasteve pozitive është 54.839 raste nga 203.693 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.392 raste të vdekjes.

RAPORTO