5 mijë e 251 persona vaksinohen në 24 orët e fundit në Kosovë

07.07.2021

Ardhja e kontingjentit të vaksinave anti-COVID “Pfizer” dhe kontingjenti me doza të vaksinës “AstraZeneca” donacion nga Norvegjia në ditët e fundit ka bërë që të rritet numri i të vaksinuarve kundër këtij virusi në Kosovë. Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se përgjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë vaksinuar 5 mijë […]

5 mijë e 251 persona vaksinohen në 24 orët e fundit në Kosovë Foto: Ilustrim

Ardhja e kontingjentit të vaksinave anti-COVID “Pfizer” dhe kontingjenti me doza të vaksinës “AstraZeneca” donacion nga Norvegjia në ditët e fundit ka bërë që të rritet numri i të vaksinuarve kundër këtij virusi në Kosovë.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se përgjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë vaksinuar 5 mijë e 251 qytetarë kundër COVID-19.

Poashtu nga kjo ministri e udhëhequr nga Arben Vitia bëhet e ditur se që nga fillimi i vaksinimit e deri tani janë dhënë 236 mijë e 35 doza të vaksinës.

Ndërsa sa i përket vaksinimit me dy dozat, bëhet e ditur se deri tani 57 mijë e 994 qytetarë kanë marrë dozën e dytë të vaksinës.

“Në 24 orët e fundit janë dhënë 5.251 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 236.035 doza të vaksinës. Deri më sot 57.994 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.”, është thënë nga Ministria e Shëndetësisë.

Qytetarët e Republikës së Kosovës janë duke u vaksinuar me doza të vaksinës “AstraZeneca” dhe “Pfizer”.

Kujtojmë se Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se tashmë edhe personat mbi 40 vjeç dhe ata që për udhëtime kanë kusht vaksinimin, do të mund të vaksinohen kundër COVID-19 në Kosovë.