5 kandidatët për kryetar komune më të votuar në Kosovë
Sipas të dhënave të KQZ-së për pjesëmarrje në votime, vetëm 42.50% e qytetarëve morën pjesë në zgjedhje. Arben Vitia nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV), është kandidati për kryetar komune si më i votuari, kandidat ky që synon qeverisjen me Prishtinën. Vitia ka marrur gjithsej 35 mijë e 433 vota, ndonëse një numër i tillë është i […]
Sipas të dhënave të KQZ-së për pjesëmarrje në votime, vetëm 42.50% e qytetarëve morën pjesë në zgjedhje.
Arben Vitia nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV), është kandidati për kryetar komune si më i votuari, kandidat ky që synon qeverisjen me Prishtinën.
Vitia ka marrur gjithsej 35 mijë e 433 vota, ndonëse një numër i tillë është i madh, por jo i mjaftueshëm për fitore pa balotazh.
Pas Vitisë, renditet kandidati për kryetar të Komunës së Ferizajt nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Agim Aliu, i cili ka arritur të marrë 30 mijë e 441 vota, ku edhe siguroi fitoren e madhe në këtë komunë, pra 62,53% e votave ishin për të.
Në vendin e tretë sa i përket votave qëndron Përparim Rama – kandidat i LDK-së për kryetar të Prishtinës.
Me 24.572 vota, Rama arriti të siguronte balotazh në Prishtinë, bashkë me Vitinë.
Pas tij është kandidati i LVV-së për kryetar të Prizrenit, Mytaher Haskuka, i cili arriti të marrë 23 mijë e 504 qytetarë të Prizrenit.
Në fund të kësaj pesëshe radhitet Gazmend Muhaxheri – kandidat i LDK-së për kryetar të Pejsë.
Gazit i besuan të qeverisë edhe për një mandat 22.778 pejanë.
Ndërkaq, kandidati për kryetar të Suharekës, Bali Muharremaj, i cili edhe fitoi komunën në raund të parë, pra pa balotazh, ka arritur të marrë 13 mijë e 837 vota apo 52.28%.
Komuna | Kandidati | Vota |
Prishtinë | Arben Vitia | 35.433 vota |
Ferizaj | Agim Aliu | 30.441 vota |
Prishtinë | Përparim Rama | 24.572 vota |
Prizren | Mytaher Haskuka | 23.504 vota |
Pejë | Gazmend Muhaxheri | 22.778 vota |