283 pacientë të infektuar me COVID-19 po trajtohen nëpër spitalet e Kosovës

15.01.2021

Numri i të infektuarve me Covid-19 në Kosovë ditëve të fundit ka shënuar ngritje, ku vetëm sot janë raportuar 296 raste me virusin SARS CoV-2. Ushtruesi i detyrës së ShSKUKS-së, Valbon Krasniqi, ka treguar se në QKUK dhe spitalet rajonale se janë duke u trajtuar 487 pacinetë, prej të cilëve 283 janë të konfirmuar pozitiv […]

283 pacientë të infektuar me COVID-19 po trajtohen nëpër spitalet e Kosovës Foto: Ilustrim

Numri i të infektuarve me Covid-19 në Kosovë ditëve të fundit ka shënuar ngritje, ku vetëm sot janë raportuar 296 raste me virusin SARS CoV-2.

Ushtruesi i detyrës së ShSKUKS-së, Valbon Krasniqi, ka treguar se në QKUK dhe spitalet rajonale se janë duke u trajtuar 487 pacinetë, prej të cilëve 283 janë të konfirmuar pozitiv me COVID-19.

Lajmin e ka bërë të ditur edhe zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, ku përmes një postimi në facebook ka njoftuar se 283 pacientë të cilët janë pozitiv me COVID-19 po trajtohen në QKUK dhe spitalet rajonale.

Gjithashtu, ai ka bërë të ditur se 5 pacientë janë duke u trajtuar me respiratorë dhe 344 pacientë po trajtohen me oksigjeno-terapi.