480 pacientë me COVID-19 po trajtohen në QKUK dhe spitalet rajonale, 45 në gjendje kritike

Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se nëpër klinikat e QKUK-së dhe spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar 630 pacientë, prej të cilëve 480 janë të konfirmuar me COVID-19.

Sipas komunikatës për media, 13 nga pacientët janë me respirator, 32 me metodën CPAP dhe 389 me oksigjen.

Në QKUK dhe klinikat e saj janë të hospitalizuar gjithsej 271 pacientë, prej të cilëve të konfirmuar pozitiv me COVID-19 janë 237, të konfirmuar negativ janë 10, kurse ende të pakonfirmuar janë 24.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.