Ndërsa, në 24 orët e fundit në Komunën e Suharekës nuk është regjistruar asnjë rast pozitiv me COVID-19.

Vendbanimet e katër rasteve të reja me COVID-19 janë në këto komuna: Prishtinë 2, Prizren 2.

Ndërkaq, në 24 orët e fundit janë shëruar 6 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.255.

Të shëruarit nga COVID-19 janë nga këto komuna: Prishtinë 4, Pejë 1, Malishevë 1.

Kurse numri i rasteve aktive është 48, prej tyre vetëm një rast aktiv me COVID-19 në Komunën e Suharekës.

Numri total i rasteve pozitive është 228,442 raste nga 1,844.289 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 3,139 raste të vdekjes.

Në 24 orët e fundit nuk është dhënë asjnë dozë të vaksinës kundër COVID-19 (të dieleve nuk ka vaksinim v.j.).

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.829.850 doza të vaksinës.

Deri më sot 823.417 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 102.974 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.