47 milion euro më shumë se vitin e kaluar nga Diaspora në Kosovë

Gjatë periudhës kohore janar-korrik në Kosovë kanë hyrë 47 milion euro më shumë se vitin e kaluar nga mërgimtarët.

Sipas të dhënave të publikuara nga BQK, në periudhën Janar-Korrik 2020, nga Diaspora kan hyrë në Kosovë përmes sistemit bankar, 526 Milion Euro ose 47 Milion Euro më shumë se sa gjat vitit 2019.

Zv/ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Bekim Bresotovci thotë se Diaspora edhe përkundër vështirësive nga COVID 19, vazhdon të jetë edhe më tutje mbështetësja më e madhe e ngritjes ekonomike për Republikën e Kosovës.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.