47 aksidente dhe 1244 tiketa trafiku gjatë 24 orëve

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur 47 aksidente komunikacioni, ndodhën 20 arrestime, dhe 1244 tiketa trafiku.

Policia e Kosovës, raportoi se për 24 orë kanë ndodhur 47 aksidente, ku fatmirësisht nuk pati aksidente me fatalitet, por 19 aksidente ishin me të lënduar dhe 28 aksidente ishin me dëme materiale.

Ndërsa, gjatë 24 orëshin e fundit, Policia kishte shqiptuar 1244 tiketa trafiku por, pati edhe arrestime ku ndodhën 20 arrestime.

Policia e Kosovës, 12 persona i dërgoi në mbajtje dhe 3 persona janë në vuajtje të dënimit.

RAPORTO