462 pacient me COVID-19 janë duke u trajtuar në spitalet e Kosovës

Nga raporti i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) është bërë e ditur se në spitalet e Kosovës janë të shtrirë 462 pacient të prekur nga COVID-19.

462 pacientë të prekur me COVID-19 janë duke u trajtuar nëpër spitalet e Kosovës.

Prej tyre 329 janë duke u ndihmuar me oksigjen për të marrë frymë, ndërsa 12 prej tyre janë në respiratorë, këtë e ka bërë të ditur Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, njofton SuharekaOnline.

Gjithashtu kujtojmë se sot kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 115 persona dhe 116 të tjerë janë shëruar.

Nga 115 raste pozitive me Korona virus, 3 janë në komunën e Suharekës, në fshatin Peqan.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.