441 pacientë me COVID-19 po trajtohen në spitalet e Kosovës

05.05.2021

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës ka njoftuar se sipas raportimeve të datës 5 maj 2021 nga klinikat COVID të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe spitalet e përgjithshme, në tërë Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës janë në trajtim 550 pacientë nga Sars- Cov-2. SHSKUK-ja ka njoftuar se nga 550 pacientë nga […]

441 pacientë me COVID-19 po trajtohen në spitalet e Kosovës Foto: Ilustrim

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës ka njoftuar se sipas raportimeve të datës 5 maj 2021 nga klinikat COVID të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe spitalet e përgjithshme, në tërë Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës janë në trajtim 550 pacientë nga Sars- Cov-2.

SHSKUK-ja ka njoftuar se nga 550 pacientë nga Sars-Cov-2, 441 janë të konfirmuar me Sars-Cov-2 pozitivë, 32 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe 400 janë nën asistim të okisgjeno-terapisë.

Poashtu, SHSKUK-ja ka bërë të ditur se në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 226 pacientë, prej tyre 12 në gjendje të rënduar,163 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë,179 me oksigjeno-terapi.

Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave

Klinika Infektive 98 pacientë, Klinika Infektive II ( mjekësia sportive) 30 pacientë, Klinika e Pulmologjisë 80 pacientë, Mjekimi Intensiv -COVID 12 pacientë + 1 në Repartin Intensiv në Klinikën Infektive Klinika e Pediatrisë 2 pacientë,Klinika e Gjinekologjisë 4 pacientë.

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 324 pacientë, 18 prej tyre në gjendje të rënduar 278 të konfirmuar pozitivë, 221 me oksigjeno-terapi. Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme Spitali i Prizrenit 51 pacientë, Spitali i Gjakovës 69 pacientë, Spitali i Pejës 77 pacientë, Spitali i Gjilanit 36 pacientë, Spitali i Ferizajt 41 pacientë, Spitali i Mitrovicës 38 pacientë,Spitali i Vushtrris 12 pacientë.