440 pacientë me COVID-19 po trajtohen në QKUK dhe spitalet rajonale, 23 në gjendje të rëndë

16.08.2020

Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se nëpër klinikat e QKUK-së dhe spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar 566 pacientë. Prej 566 pacientëve të hospitalizuar prej tyre 440 janë të konfirmuar me COVID-19. Sipas komunikatës për media, 17 nga pacientët janë me respirator, 23 me metodën CPAP dhe 357 […]

440 pacientë me COVID-19 po trajtohen në QKUK dhe spitalet rajonale, 23 në gjendje të rëndë Foto: Ilustrim

Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se nëpër klinikat e QKUK-së dhe spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar 566 pacientë.

Prej 566 pacientëve të hospitalizuar prej tyre 440 janë të konfirmuar me COVID-19.

Sipas komunikatës për media, 17 nga pacientët janë me respirator, 23 me metodën CPAP dhe 357 me oksigjen.

Ndërkohë IKSHPK sot ka konfirmuar edhe 141 raste të reja me COVID-19 dhe 11 raste të vdekjes.