438 pacientë të infektuar me COVID-19 po trajtohen në spitalet e Kosovës

438 pacientë të infektuar me COVID-19 po trajtohen në spitalet e Kosovës
Eurolinda Zenelaj

03.05.2021 / Lajme

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës ka njoftuar se sipas raportimeve të datës 3 maj 2021 nga klinikat COVID të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe spitalet e përgjithshme, në tërë Shërbimin Spitalor Klinik dhe Univeristar të Kosovës janë në trajtim 545 pacientë nga Sars- Cov-2.

SHSKUK-ja ka njoftuar se nga 545 pacientë, 438 janë të konfirmuar me Sars-Cov-2 pozitivë, 33 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe 419 janë nën asistim të okisgjeno-terapisë.

Poashtu, SHSKUK-ja ka bërë të ditur se në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 314 pacientë, prej tyre 20 në gjendje të rënduar, 267 të konfirmuar pozitivë dhe 225 me oksigjeno-terapi.

Në spitalin rajonal në Prizren aktualisht janë duke u trajtuar 47 pacientë, raporton SuharekaOnline.

”Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 314 pacientë

20 në gjendje të rënduar, 267 të konfirmuar pozitivë, 225 me oksigjeno-terapi

Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme

Spitali i Prizrenit, 47 pacientë

Spitali i Gjakovës, 64 pacientë

Spitali i Pejës, 75 pacientë

Spitali i Gjilanit, 41 pacientë

Spitali i Ferizajt, 38 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 37 pacientë

Spitali i Vushtrrisë, 12 pacientë” thuhet në njoftimin e SHSKUK-së.

RAPORTO