43 të shëruar nga COVID-19, shkon në 533 numri i përgjithshëm

43 persona janë shëruar sot në Kosovë nga koronavirusi duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 533.

“Sot më 06 maj 2020, janë shëruar 43 pacientë, numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 533 raste”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Nga data 08 shkurt deri më 06 maj 2020 janë testuar gjithsej 9.085 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2, prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 860 raste, me gjithsej 26 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.

QYTETARË TË NDERUAR!

JU LUTEMI TË RESPEKTONI MASAT E SHPALLURA TË PARANDALIMIT NGA INSTITUTI KOMBËTAR DHE MINISTRIA E SHËNDETËSISË!
JU LUTEMI PËR KUJDES! RUAJENI SHËNDETIN TUAJ!
PAKUJDESIA KUSHTON ME JETË!

AKOMA NUK KA KALUAR RREZIKU, ANDAJ:

QËNDRONI NË SHTËPI, KJO UA SHPËTON JETËN!
MBANI DISTANCË FIZIKE PËR SË PAKU 2 METRA!
NA NDIHMONI PAK QË TË JU NDIHMOJMË SHUMË!

Ju faleminderit për mirëkuptim!

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.