428 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Institutin Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 14 raste pozitive me COVID-19, ndërsa është regjistruar një viktimë nga ky virus.

15.11.2021 / Lajme

428 raste aktive me COVID-19 në Kosovë
Foto: Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Institutin Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 14 raste pozitive me COVID-19, ndërsa nuk është regjistruar asnjë viktimë nga ky virus.

Brenda 24 ore nuk është regjistruar asnjë rast pozitiv dhe i vdekjes nga COVID-19 në Komunën e Suharekës.


Vendbanimet e rasteve pozitive me COVID-19 janë: Prishtinë  5, Ferizaj  2, Fushë Kosovë  1, Kamenicë  1, Pejë  1, Gjakovë 1, Kaçanik  1, Lipjan  1, Kllokot  1.

Po ashtu, janë shëruar 6 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.540.

Të shëruarit nga COVID-19 janë nga këto komuna: Prishtinë  4, Pejë  1, Graçanicë  1.

Kurse numri i rasteve aktive është 428, prej tyre 12 raste aktive në Komunën e Suharekës.

Numri total i rasteve pozitive është 160,948 raste nga 1,292,932 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2,980 raste të vdekjes.

Parandalimi është shërim! Tumor markerët dhe roli i tyre në diagnostifikimin e kancerit

Tumor markerët janë substanca që lëshohen nga qelizat kancerogjene ose prodhohen nga trupi në reagim ndaj një tumori malinj ose...

Lexo më shumë
KOMENTE0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *