423 pacientë u trajtuan gjatë vitit të kaluar në Institutin e Psikiatrisë Forenzike të Kosovës

26.01.2022

Nga SHSKUK kanë bërë të ditur se gjatë vitit të kaluar kanë qenë 516 vlerësime dhe konsulta ambulantore dhe 79 konsulta specialistike brenda dhe jashtë IPFK-së. Po ashtu bëhet e ditur se gjatë kësaj periudhe kohore u kryen 393 ekspertiza mjeko-ligjore për gjykata. Përveç tyre, u realizuan edhe 41 CT, 39 EEG, 6 ECHO, 2 […]

423 pacientë u trajtuan gjatë vitit të kaluar në Institutin e Psikiatrisë Forenzike të Kosovës Foto: Ilustrim

Nga SHSKUK kanë bërë të ditur se gjatë vitit të kaluar kanë qenë 516 vlerësime dhe konsulta ambulantore dhe 79 konsulta specialistike brenda dhe jashtë IPFK-së.

Po ashtu bëhet e ditur se gjatë kësaj periudhe kohore u kryen 393 ekspertiza mjeko-ligjore për gjykata.

Përveç tyre, u realizuan edhe 41 CT, 39 EEG, 6 ECHO, 2 EKG dhe 184 analiza laboratorik.

“Në bazë të raportit vjetor të punës, vitin e kaluar, ndërkaq, kishte 516 vlerësime dhe konsulta ambulantore dhe 79 konsulta specialistike brenda dhe jashtë IPFK-së, si dhe u kryen 393 ekspertiza mjeko-ligjore për gjykata. Përveç tyre, u realizuan edhe 41 CT, 39 EEG, 6 ECHO, 2 EKG dhe 184 analiza laboratorike”, thuhet nga SHSKUK.